No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Shqiptari Qendrim Thaqi njihet gjerë në fushën automotive për disajnet e tij të çmendura sidomos të supermakinave. Ai u bë i famshëm nga një render i Porsche 9RE 3 vite më parë. Por tani synimet e tij janë më lartë, duke dizenjuar supermakinën e tij të parë që ai pretendon mos ta lëjë thjesht në render. Ai do që ta kthejë në një realitet nëpërmjet kompanisë së tij Arrera Automobili.


Sipas Thaqi-t, pas kompletimit të projektit të tij, kjo makinë do të kthehet në supërmakinën e parë shqiptare sipas standarteve ndërkombëtare. Edhe pse dizajni i makinës është bërë plotësisht nga Thaqi, ai shprehet se ka pas tij një grup inxhinierash dhe specialistësh. Supermakina shqiptare duket se ka detaje në trup nga makinat italiane dhe ka masivisht përdorim fibre karboni.

Pas dizajnit, fshihet një fuqi marramëndëse prej 850 kuaj fuqi nga një motor LT2 V8 6.2L me dy turbo, kombinuar me një kamio automatike Tremec me 8 marsha, që i jep një shpejtësi maksimale prej 375 km/h ndërsa 100km/h për 2.7 sekonda.

Në këtë pikë Illyrian Pure Sport është thjesht një vizion, por në pak vite mund të kthehet në realitet.

Share with: