Sa e fuqishme është në të vërtetë GR Yaris?
Modeli që sapo ka dal ka nje ka një motor 1.6 Turbo me 3 cilindra që prodhon plot 257hp! Arritja eshte qe nga një motor I vogel me 3 cilindra të prodhojë aq shumë fuqi e me peshë 1280kg arrin të bëj 0-100km/h në 5.5 sec sipas Toyota dhe top speed 143mph ose 230km/h.
Shumë njerëz janë cmendur pas ksaj makine pasi ka kaq shumë performancë nga një motor kaq I vogël dhe me një cmim të arsyeshëm. Kjo monstra e vogël ka 201hp/ton dhe për shkak se është 4WD 0-50km/h në 1.46sek e cila është njësoj me Porsche 911 GT3 RS 2018 ose Mercedes Benz E64S. 0-100km/h është e barabartë me MKVII VW Golf R dhe Mercedes Benz A35. 100mph ose 160kph në 11.62 sek e cila është në rangun e Megan RS,Civic gjithashtu dhe Porsche Cayman T, e gjithe kjo merite e një raporti shumë të mirë të fuqisë dhe shpërndarjes së peshës.
Shiko video: TOYOTA YARIS GR I UL KOKËN GTR NISMO NË PISTË
Edhe pse ka kaq performance disa duan akoma më shumë dhe një kompani në Angli e cila quhet Litchfield Motors ka mundur që të shtrydhe deri në 300hp duke u trazuar vetëm ECU. Por janë duke punuar në një paketë që të mos ketë vetëm fuqi por dhe disa modifikime tek amortizimi qe ti pershtatet fuqisë së shtuar.
Ndërkohë në Japoni modifikimi I makinave është një nga bizneset më fitim prurëse sidomos kur bëhet fjalë për modifikimin e Toyota, e vetë ata I dhanë akses disa prej tyre për të parë se sa mund të shtrydhej akoma.
Dhe HKS në Japoni ka arritur që nga ai motor 1.6L ka arritur ta cojnë në 475BHP, afërsisht dyfish I fuqisë.
Duke I vendosur nje turbo më të madhe me presion më të madh ajri, 2.7 bar në vënd të 1.4bar, intercooler I ri dhe marmitë. Pra vetëm me kaq pak modifikime arriten të prodhonin 475hp dhe cfar është më interesante është se pjesët e brëndshme të motorrit nuk janë prekur gjithashtu dhe transmisioni.
Mos ndoshta kjo ishte një lëvizje e zgjuar nga Toyota për të treguar se GR Yaris është e ndërtuar sic duhet e mund të përballoj fare mirë cdo modifikim?