No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Në rrjetet sociale ARRSH dha njoftimin se sot në datë 11/3/2021 pas ores 20:00 do ketë devijm të trafikut.
Bëhet fjalë për Lotin 2 dhe 3 të unazës së re në zonen e Astir afër bulevardit Migjeni. Kalimi në rrugën kryesore “Teodor Keko” do të bllokohet dhe akses në rrugën kryesore do të jetë I mundshëm nepërmjet rrugës “Engjëll Mashi”.
Për sa I përket makinave që vijnë nga rrotullimi I ish sheshi Shqiponja do të jetë me 3 korsi nga 3 metra nga Ura e Lanës e deri tek “Teodor Keko”.
Njoftimi i ARRSH: Plani i Menaxhimit të Trafikut – Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2. Duke filluar që nga data 11 Mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).
Pas kalimit të rrugës “Aleksandri I madh” bëhet një devijim I rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrotullimin te zona e Ozonit I cili do të zëvendësoj semaforet ekzistues.
Bulevardi Migjeni nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”.

Shpresojmë që punimet e rruges të vazhdojnë me rritme të shpejta dhe gjithashtu në zonën e ish sheshi Shqiponja që të paktën një pjesë e vogël e trafikut të krijuar të qarkullojë.

Share with: