Të gjithë e dime tashme se Porsche Taycan Turbo S ka akselerimin me të shpejt nga cdo makinë që mund të blesh. Torque që vjen direkt tek të katra rrotat dhe sprintin e 100kph është poshtë 3 sekonda.
Rimac ka ardhur me modelin C-2 Hypercar.
Themeluesi I Rimac, Mate Rimac ka nxjerr në kanalin e YouTube një video ku tregohet performanca e lartë e C-2.
Në fillim të videos Mate tregon rreth makinës e gjithashtu disa teste akselerimi. Për shkak se makina është akoma në zhvillim ajo ka rreth 80-90% të fuqisë nga cfarë do ketë në përfundim. C-2 arriti 0-100 për 2.3 sek dhe 402 metra për 8.94 sekonda me 155mph ose 250kph e kjo do të thot se është me e shpejt se Bugatti Chiron edhe pse është akoma në zhvillim.
Për ta demostruar me saktë, Mate mori një Porsche Taycan Turbo S e cila është nje makina nga makinat me te shpejta prodhim serie ne akselerim.
Si start Taycan shkulet metrat e parë e me pas C-2 I lë targen dhe është fenomenale se sa distance krijohet midis dy makinave.
Për pronarët e Rimac, Mate ka përgatitur një app ku tregohet cdo gjë rreth makinës real time.
Nga kjo video tregohet se Rimac ka avancuar jashtëzakonisht shumë nga makina e fundit si në design dhe performancë. Interiori paraqitet tepër luksoz dhe tepër e thjeshtë në përdorim.
Në total do të prodhohen 150 makina, do mund të karikohet në 80% për 30 minuta dhe 402milje ose 646km. Cmimi do kaloj 2 milion $ dhe me shumë mundesi do të jenë shitur të gjitha me specifikime tepër të vecanta.