No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Mercedes Benz ka të drejtën e plotë të mburret si babai i automobilave, në fund të fundit ishte pikërisht ai që i dhuroi botës automobilin e parë! Benzi për shumë gjatë ka qenë një kompani inovatore, me kryefjalë cilësinë dhe përsosmërinë inxhinierike!

Shumë konsumatorë shprehen se të kesh një Benz, është një shenjë suksesi, e që ke bërë diçka në jetë.
“Mercedesi është një nga markat më të aspiruara në tregun automotiv, e thënë kjo edhe prej blerësve të automjeteve të tjera luksoze të markave konkurente.” – konkluzion ky i nxjerrë nga kompania prestigjioze e studimit të tregut automotiv AutoPacific.

Por bota e automobilizmit po ndryshon me hapa galopantë. Shumë qeveri me legjislaturën e tyre e madje shumë konsumatorë po shtyjnë drejt elektrifikimit dhe kjo ka bërë që kompanitë të vihen në një garë të egër për të zhvilluar teknologji të reja e inovative, përfshirë elektriket e biles dhe mjete që “ngasin veten”.

Disa prej këtyre teknologjive të reja e sfidojnë MB në pikat e tij më të forta tradicionalisht, si p.sh sistemi elektrik me elektromotorrë vë në provë të fortë motorrin me djegie të brendshme, një kryefjalë të Benzit lidhur me identitetin e markës. Në fund të fundit, një nga majat e yllit trecepësh simbolizon dhe superioritetin në teknologjinë e motorrike të Mercedesit.

GJITHASHTU MOS HUMBISNI: E ARDHMJA ESHTE ELEKTRIKE, NJIHUNI ME MERCEDES EQS & EQB

Benzi, – thonë disa vëzhgues të industrisë, – është duke u përshtatur më ngadalë krahasuar me konkurrentët në fushën e elektrifikimit. MB deklaroi në fillim të 2021 se do të vonojë prezantimin r produkteve të tij elektrike EQC të linjës sportive utilitare në Amerikë në të ardhmen e afërt, megjithëse tregu i SUV-e është nga më përfituesit atje për momentin. Benz thotë që do të prezantojë vetëm formatin sedan në versionin elektrik.

Edhe në tregun kinez, Benzi e disa brande të tjerë prestigjiozë gjermanë , si Audi e BMW nuk po arrijnë të kenë rritjen e pritur prej tyre, për shkak se Tesla dhe Li Auto, brand kinez janë në përparësi absolute falë sistemit tërësisht elektrik të tyre. E kjo nuk është diçka e vogël, pasi për dekada me rradhë treshja Audi, MB, BMW kanë dominuar mbi 60% të makinave të luksit në tregun Kinez, sipas një raporti nga Piper Sandler.

Mercedes Benz ka në favor të tij prestigjin, talentin dhe shumë ekspertizë në fushën automotive, por a do të arrijë të mbajë hapin me konkurrencën ndërkohë që industria ka marrë një kthesë të madhe drejt elektrifikimit?

Shkroi: Ani Murati

Share with: