No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Nqs ky lajm është i VWrtet bota e supermakinave do të ketë goxha tronditje. Bugatti është i vetmi division i supermakinave të shtrenjta për grupin e Volkswagen mund të themi. Ai ndërton super, në mos hipermakina eksluzive, shumë të shtrenjta dhe më të shpejta në botë. Por ky report i publikuar nga Car Magazine në Britani tregon që Bugatti do të ndryshojë pronar në të ardhmen.

Publicitet
protire

Portali automotiv tregon se Bugatti ka vendosur një marrëveshje tek e cila pronësia e Bugattit i kalon prodhuesit të supermakinave elektrike në Kroaci, Rimac, edhe pse nuk është aprovuar ende.

Aktualisht, Porsche, i cili është pjesë e Volkswagen, ka në pronësi 15.5% të Rimac. Në vend të parave cash, VW vendosi të rriste aksionet në 49% tek Rimac që ti jepte pjesën e saj te Bugatti. 51% i takon pronarit dhe krijuesit të Rimac, Mate Rimac.

Volkswagen ka në plan afatgjatë elektrikimin e makinave të saj dhe të paturit në prontësi një supermakinë që përdor një 16 cilindërsh si Bugatti nuk është fiks dëshira e VW. Nga ana tjetër marrja e pushtetit me anë të një nga supermakinave elektrike më të përfolura në internet siç është Rimac, VW e sheh si fitore.

Si mendoni është ide e mirë nga VW të heqi dorë nga Bugatti për një pjesë nga Rimac?