Share with:


Në fillim të viteve 60 Ferrari dominonte garat 24 orëshe të Le Mans përpara se të mundej nga Ford me GT40. Që nga ajo kohë Enzo Ferrari u terhoq dhe u fokusua më tepër në Formula 1.

Disa ditë më parë Ferrari konfirmoi se do të rikthehej ne klasin LMH/ Le Mans Hypercars.
Ferrari do I bashkohet grupit pas gati 50 vitesh. Në klasin LMH janë Acura,Porsche,Toyota,Peugeot,Audi.
Cdo makinë do I duhet të garojnë në WEC/ World Endurance Championship, IMSA WeatherTech Series gjithashtu dhë Le Mans 24 orë.
Po për te hyre në LMH,Ferrarit do I duhet si fillim të prodhojë minimumi 25 makina hypercar dhe ka filluar të konceptohet pasi janë parë në zonen e Maranello disa LaFerrari të qarkullojnë me wrap kamoflazh.
Nga zyrat e Ferrari nuk kanë dalë shumë informacione rreth makinës apo dhe garuesëve por dime te themi se shasia është duke u konceptuar, motorri nuk dihet se cfarë kapaciteti do të ketë por do jetë i limituar në 670hp nga motori me djegje të brëndshme , 268hp nga një motor elektrik dhe do ketë peshën rreth 1029kg por se si do të quhet do të zbulohet në javët e ardhshme.

Share with:


protire