Share with:


Shitja e makinave në vendet e Bashkimit Evropian ka rënë për 57% në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

 

 

Përqindja e përgjithshme e rënies së shitjes së makinave në BE gjatë periudhës janar-maj 2020, është 43%, thuhet në të dhënat e publikuara nga JATO Dynamics.

I njëjti burim raporton se makina më e shitur në maj ka qenë Renault Clio, me 16.028 njësi të porositura nga 27 vendet e BE-së.

Në vendin e dytë është renditur Volkswagen Golf me 13.125 njësi të shitura, kurse në tretin Peugeot 208 me 10.977.

Pas videos së shkurtër të gjeneratës së re të modelit Clio të publikuar një javë më parë, Renault ka vendosur që të publikojë foto të pjesëve të ndryshme të makinës.

Si fillim ajo ka publikuar një foto, ku tregohet pjesa e brendshme e kabinës së automjetit. Ajo që bie në sy nga këto foto është dizajni i brendshëm dhe teknologjia e fundit me të cilën është pajisur makina.

Një karakteristikë që vihet re është ekrani në formë tableti, i cili ndodhet në kroskot. Poshtë ekranit gjenden një seri butonash që kryejnë funksione të ndryshme si: ngrohja e sediljeve, sensorët e parkimit, hapjen dhe mbylljen e dyerve etj.

Kompania Renault e konsideron Clio-n si një nga më të rëndësishmit për kompaninë, duke qenë se ky model mbetet më i shituri në kompaninë franceze. Renault gjithashtu ka premtuar se do të zbulojë foto dhe informacione rreth pjesës së jashtme të makinës, si edhe informacione teknike në ditët në vijim.

Share with:


protire