Share with:


Restaurimi ose rregullimi i disqeve mund të jetë shumë herë sa i dëshirueshëm aq edhe i nevojshëm, dhe shumë herë mund të na kursejë shumë para. Kur i gërvish në ndonjë bordurë, apo edhe kur i shtrembëron nëpër gropat sidomos ato shqiptare, ka profesionist që bëjnë mrekullira dhe i shndërrojnë ato. Videoja më poshtë do ju tregojë një proces nga mbrapa kamerave.

Larry Kosilla bleu së fundmi një palë disqe të demtuara për Audi-n e tij R8, të cilët donin ca punë përpara se të vendoseshin në makinë. Kështuqë ai i çon ato tek Profarmance Industries në Neë York dhe filmon gjithë procesin.

Proformance ka një dyqan dedikuar restaurimit të disqeve, duke përfshirë këtu dhe drejtimin me anë të një makinerie drejtimi, një makineri për heqjen e bojës si dhe një furrë për tharjen e bojës dhe solucioneve pastruese. Është një proces goxha i gjatë dhe i detajuar. Nëse ke pyetur ndonjëherë veten se si disqet nga të deformuara si mos më keq bëhen prapë si të reja, ndiqni videon.

Share with:


protire