Skena e motorave të modifkuar në pjesën më të madhe dominohet nga modele neo-retro dhe klasike, të ndërtuara dhe modifikuara në shkallë të ndryshme. Ndërkohë që disa punishte zgjedhin makineritë më moderne si telajot e tyre të pastra, modelet e modifikuara nuk janë të shpeshta dhe ndonjëherë mund të jenë ose pa jetë, ose tepër të zbukuruara.
Modeli në fjalë është një mjet i personalizuar, i bazuar në një makineri tërësisht moderne, dhe ka jo pak zhvillim dhe kërkime pas vetes, të kryera nga vetë prodhuesi spanjoll i pajisjeve motorike – Puig. Cfarë po shihni këtu është motori konceptual i ekzagjeruar, i quajtur “Diablo”, i bazuar në modelin Yamaha MT-09 SP. Në pamje të parë, mund të jetë e vështirë të dallohen shenja të motorit japonez poshtë gjithë punimit futuristik të trupit. Në fund të fundit, Diablo është një reklamim i gjithë aftësive të markës spanjolle të prodhimit të pjesëve.
“Diablo” vjen si rezultat i projektit “Everflowing Design” të Puig dhe fokusohet kryesisht në përpunimin e aerodinamikës. Punimi preciz i trupit të mjetit është testuar me sukses në tunelet e erërave dhe ndryshon dramatikisht pozicionin e drejtuesit – nga pozicioni i drejtimit me qëndrimin drejt për rrugë, në pozicionin agresiv dhe të shtrirë, në varësi të kushteve. Jo vetëm kaq. Elementët e trupit kanë aerodinamikë aktive, me sensorë të aftë për të përcaktuar se kur është momenti që pjesë të caktuara të ndryshojnë pozicion, për të krijuar më tepër forcë shtytëse.
Xhami i parmë dhe pjesët anësore kanë pjesërisht aerodinamika aktive. Xhami i parmë ulet ose ngrihet për të mbrojtur drejtuesin nga era, ndërkohë që pjesët anësore zgjaten anash, duke pajisur mjetin me forcë shtytëse dhe kanalizojnë ajrin për të ftohur motorin.Si pjesë e elementëve të tjera të habitshme mund të përmendim turirin e dizenjuar deri në detaj, me një dritë LED elegante, si dhe bishtin e mprehte me ndricim LED të inkorporuar dhe gati të padallueshëm. Në pjesën e parme të motorit, turiri zgjatet mbi pirunjtë e mjetit, duke i dhënë një pamje ekstremisht agresive. Mbulesat e diskut të frenave i japin motorrit një aerodinamikë edhe më të mirë, ndërkohë që sigurohen që të ketë një pamje tërësisht futuristike.
Sigurisht që, me punimin aq të sofistikuar, vlen të themi që koncepti do të ngelet vetëm aq, një koncept, të paktën për tani. As nuk mund ta imagjinojmë dot sa teknologjikisht e ndërlikuar dhe e shtrenjtë mund të jetë hedhja në treg e një modeli të tillë. Për më tepër, kushedi sa shumë kërkim dhe hulumtim qëndron pas zhvillimit të një mjeti të tillë, aq saqë mund të duket i pakuptimtë zhvillimi i elementëve aerodinamikë të këtij kalibri. Gjithsesi, duket se teknologjia e elementëve aktivë aerodinamikë është një prej teknologjive që sapo ka filluar të duket në linjën e produkteve të prodhuara, dicka që ne presim ta shohim më shpesh në të ardhmen.