Prapa ne kohe me Audi Avus W12

Share with:


Audi Avus Një super koncept i prezantuar nga Audi në vitin 1991 në Tokyo Auto Show.

Disa nga arsyet pse është nje prototip i veçantë i Audit, edhe pse asnjëherë s’u prodhua.

1. Ka pas motor 6.0L W12

Edhe pse në paraqitjen e atyre viteve, ishte thjesht një produkt vitrine le të themi, pasi Audi se kishte prodhuar akoma si motor. Hera e parë që ky motor do të përdorej në një makine do ishte te A8 në vitin 2001. Por do ishte i veçantë nje model i tillë dhe me atë motor.

2. Materialet e përdorura

Në pothuajse gjithë trupin ka prezencë përbërjeje alumini, edhe pse me një motor W12 i cili ka një peshë të konsiderueshme, makina peshonte shume pak, rreth 1,200kg. Ishte sikur pjesën më të madhe të peshës tek Avus e zinin gomat dhe disqet.

3. Performanca

Motori W12 6.0L gjeneronte rreth 510HP dhe me 1,200 kg, shpejtësia nga 0 në 100 ka qenë e parashikuar në 3 sekonda. Shpejtësia maksimale pritej rreth 340 km/h.

Sot Audi Avus egziston vetëm në muzeun e Audit në Gjermani, saktësisht mes katit 3 dhe 4 për ata që kanë mundësi ta shohin. Ka nje pamje prej xhami që të lejon të shohësh dhe në brendësi ndërtimin dhe motorin e tij.

Audi Avus nuk u prodhua kurrë por nëse do ishte realizuar, a mendoni se do kishte ngjashmëri me Bugattin si në pamje dhe performancë?

Share with:


protire