Prezantohet Ferrari F8 Tributo i N-Largo Novitec me 818 kuaj fuqi!

Share with:


Trendi i makinave widebody vazhdon të dominojë në industrinë e ri-shitjeve dhe në boten e modifikimeve.

Novitec sapo nxori projektin e fundit i cili është bazuar tek Ferrari F8 Tributo. Projektet N-Largo të Novitec përfshijnë pikërisht detaje të tilla si zgjerim të trupit të makinës me ane te kiteve te ndryshme per modelet perkatese, ky model është ndjekur dhe me Ferrari F8 Tributo duke i shtuar 13 cm në gjerësi.

Motori twin-turbo 3.9L V8 është ri-punuar në mënyre që të prodhojë 818hp dhe 930 nm të cilat arrihen që ne 3,100 rpm. Kjo makine ka kohën 2.6s nga 0-100km/h dhe shpejtësia maksimale shkon 340km/h

Këto modifikime “widebody kit” janë krijuar nga designeri Gjeman Vittorio Strosek, nga ky model do të ndërtohen vetëm 15 makina. Tubat për ajrin janë vendosur në mënyre të tillë që forma dhe funksioni të jete më të lehta për tu koordinuar në prodhim. Designeri i dha një siluetë elegante duke inkorporuar detaje të mëdha siç janë frenat e rrotave të pasme. Në total gjerësia e makinës shkon 211 cm.

Sa më e madhe të jetë makina aq më të mëdha janë dhe disqet, njësoj si F8 Tributos i janë vendosur disqet e pasme me madhësi 22x12j me goma 335/25 dhe tek aksi frontal disqe 21×9.5j dhe goma 255/30.

U desh që parakolpi dhe prapakolpi të ri-dizajnoheshin në mënyre që të kishte harmoni me pjesët e tjera të trupit të makinës. Pjesët aerodinamike u eliminuan duke i zëvendësuar me tubat e brendshëm, u modifikua pjesa e pasme dhe bishti për arsye që makina të kete aerodinamike maksimale. Blerësit mund të kenë opsionin e widebody kit të lyer me boje ose në finiture karboni.

Për ngarje më të rehatshme Novitec vendosi susta të cilat e ulin makinën 35mm dhe i japin një pamje më cool. Në pjesën e përparme sistemi lift bën që makina të ngrihet me 40 mm për te minimizuar pengesat nëpër rrugë, makina shkon në lartësinë qe ka normalisht kur arrin 80km/h.

Për sa i përket zhurmës marmita me ose pa valvul sipas deshires se klientit. Kto e bejne kte model te Novitec 1 nga makinat me te cmendura te 2021.

Share with:


protire