Share with:


Një nga Toyota Supra 2020 më të famshme në internet, për faktin që motori i saj është ndruar me legjendën 2JZ nga Supra e vjetër, është filmuar duke kapur disa kënde të frikshmë në drift. Epo pritej.

Videoja është postuar nga Monster Energy, si një nga sponsorat kryesor të ndërtimit të makinës, së bashku me pilotin dhe ndërtuesit e makinës Daigo Saito , Fat Five Racing. Motori ka marrë një upgrade duke ju rritur kubikazhi në 3.4 litra dhe fuqizohet nga një Turbo GT III 4R nga HKS.

Në video shohim dhe një moment kur makina shkon në dyno përpara se të shkojë me gazin dërrasë në një hapsirë parkimi. Edhe pse disa pjesë i mungojnë mund të shohim një shfaqje fantastike nga një Supra siç e duam, duke kapur kënde të gjerë dhe duke lëshuar ca tinguj fantastik.

Në fund të videos duket dhe pamja finale e makinës gati për të marrë pjesë në kompeticione të ndryshme.

Share with:


protire