Share with:


Toyota Supra A90 ka të paktën dy vite që ka dalë në treg, ndaj dhe modifikuesit e makinave kanë pasur goxha kohë në dorë që të eksperimentojnë me të duke e bërë më të shpejtë të paktën në një vijë të drejtë. E tillë është dhe kjo Supra me 950 kuaj që arriti të vendosë një kohë prej 8.7 sekonda me 246 km/h.

Kjo Toyota Supra është modifikuar nga Mikey Tuned LLC që kombinon fuqinë e nitros me rezistencën e motorit të BMW, sigurisht disi të modifikuar për të përballuar 960 kuaj. Në pamje të jashtme makina duket sikur nuk ka shumë modifikime përveç disa çarjesh ajri dhe gomave të dragut. Vetëm 2 vite në treg dhe ka arritur këtu, mezi presim atë që do na sjellë e ardhmja.

Share with:


protire