Njihuni me konceptin Audi A6 E-Tron

Share with:


Audi e ka konfirmuar këtë model do filloj të prodhohet në fillim të vitit 2023 dhe do ketë edhe një model RS6 E-tron.

Shpatulla të gjëra,linja sportback si Panamera në fund,drita që mund të ndryshojnë sipas dëshirës. Audi e ka qarë me këtë design.
Cfarë dimë për këtë koncept është se do të jetë 95% njësoj si në modelin real sic e kemi parë dhe tek E-Tron GT. Audi thotë se do filloj prodhimin në fillim të vitit 2023 e me shumë mundesi makina reale do të prezantohet në fund të vitit 2022.
Kjo makine nuk është vetëm një koncept vizual I bukur, pasi me A6 E-Tron tregon për platformën e re PPE që Audi dhe Porsche kanë. PPE qëndron për Premium Platform Electric.
Ne gjithashtu dime se Porsche po punon për modelin Macan EV pasi Audi prezantoi Q4 E-Tron me formën e saj Sportback ku dhe Macan EV do bazohet. Me dy modele SUV elektrik Q4 E-Tron dhe Q6 E-Tron shumë shpejt, Audi zgjidhi qe modelin e trete elektrik ta kete veture.
Platforma PPE qëndron mbi platformën MEB e Volkswagen Group ku përfshihet Q4,Skoda Enyaq,ID3,ID4 dhe poshtë platformës J1 ku është Porsche Tayacan dhe E-Tron GT. Pak e komplikuar por kshu funksionon.
Me platformën PPE Audi dhe Porsche do nxjerrin modelete reje në familjen EV ndërsa modeli A6 E-tron më I fuqishëm do të ketë 462hp nga një bateri 100kWh dhe një range 435 milje ose 700km e do mund te pranojë karikim 270kW. Me pak fjalë do të thotë se me 10 min karikim do të ketë 186 milje range ose afro 300 kilometra.
Do të ketë modele me rrota të pasme aktive e gjithashtu model Quattro. Pas daljes së këtyre dy modeleve do ketë dhe një model Avant.
Sa për ju fansa të RS, po do të ketë dhe një RS6, kjo u konfirmua nga vet Audi. Duke nxjerr kaq shumë modele elektrike Audi nuk pretendon që të zhduk motorët me djegje të brëndshme por të zhvillohen në harmoni. Kjo vlen vetëm për motorët me benzin pasi modelet TDI do të ndalojnë zhvillimin dhe prodhimin.
Jemi në një dekade të re dhe duhet të pranojmë ndryshime të reja në jetën tonë e gjëja më e mirë që ne mund të bëjmë është të përshtatemi.

Share with:


protire