No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

E ardhmja eshte elektrike, njihuni me Mercedes EQS & EQB

Share with:


Vetura super luksoze dhe foristrada shtatë vëndëshe elektrike nga gjigandi Mercedes.
EQS mund të mos jetë Mercedesi I parë elektrik por është modeli EV më I rëndësishëm.EQC dhe EQA janë platforma që janë zhvilluar me makinat normale me djegje të brëndshme.
Ndërkohë EQS është një platformë e re e madhe komplet alumini të cilën Mercedes e quan “Modular Electric Architecture.
Me daljen e EQS, Mercedes tregon se cfarë e ardhmja për modelet EV do kenë, sigurisht per ato më të vogla si EQE dhe EQE SUV.
Kjo makinë është tepër e rendesishme për Mercedes pasi ajo në gen ka S Class. Makina me të cilën Mercedes krenohet e ku implementohen pjesa më e madhe e teknologjise së re.
U prezantua si fillim me 450+ ku ka një motor elektrik në aksin e pasëm me 329hp dhe 108kWh bateri. Shumë shpejt do të ketë dhe një model me më pak fuqi,90kWh. Modeli më I fuqishëm mendohet të jetë EQS 580 me 516hp. Për entuziastet e AMG gjitashtu do të ketë një version ku do të ketë të paktën 750Hp.
EQS ka systemin MBUX të fundit dhe ekranin Hypercreen ku ka ekran,17.7 inch dhe 2 ekran 12.3inch. Mercedes premton qe xhami I përdorur të jetë rezistent ndaj gervishtjeve. Por pak e vështirë për tu besuar. Me shumë siguri fiksimaxhinjtë do perfundojnë duke e mbrojtur me PPF.
Ndërkohë EQB është nje SUV e cila zëvendëson GLB. Në design është po e njejta makinë por sigurisht ka gjuhen e design që Mercedes po përdor në modelet EV. Duke ulur sediljet e rreshtit të dyte dhe të tretë, EQB arriin të ketë 1700 litra kapacitet. Nuk dimë saktesisht sa fuqi do të ketë por dimë se do ketë modele me rrota aktive para dhe modele me katër rrota aktive ku bateria do jetë 66.5kWh dhe 270hp. Modeli fillestar mendohet të ketë rreth 350km range me një karikim.

Për EQB është një variant elektrik I GLB ku një klient I kënaqur dhe pozitiv ndaj EV power do e blinte.
Ndërkohë EQS paraqitet si një makinë që premton shumë, të paktën në pamje. Nga shumë persona që kanë bër review para se të prezantohet makina kane thene se ,vizualisht EQS është një makinë fantasitke me shumë teknologji. Cfarë është në dispropocion është kënaqesia që të jep me atë Hyperscreen por nuk përgjigjet aq mirë sa ti pret të përgjigjet. E gjithashtu në sediljet e pasme, paneli qëndror ka një tablet Samsung ku ti mund të kontrollosh shumë opsione të makinë por është një tablet e vitit 2015-2017. Gjë që ti nuk mendon ta shohesh në një makinë të këtij niveli.
Cfare do zgjidhnit, S class apo EQS? Apo design I jashtëm nga S Class dhe interior EQS?
Kombinimi I të dy modeleve do të ishte fantastik.

Share with: