Share with:


Ky Murcielago është një projekt në vazhdim akoma nga firma britaneze Driftworks, të cilët janë të famshëm për një E46 M3 me V10, dhe një E92 M3 me një V8 nga Z06.

I modifikuar me marmita garash dhe farfalla individuale nga Murcielago GT1 e garave, ky Murcielago është asgjë më shumë se një flakëhedhës me një zhurmë të mrekullueshme.

Ai prodhon 685 kuaj dhe 600NM në rrota. Por më e rëndësishmja dhe arsyeja e këtij artikulli është sesa flakë del nga marmitat e tij kur lëshohet gazi. E habitshme në fakt sesi akoma nuk ka marrë flakë apo të shkrihet plastika.

Share with:


protire