Share with:


Cdo petrol head e mban mënd Tokyo Drift dhe luftën që pati Sean VS D.K./Takashi.
Në pjesën e fundit të filmit Sean ju desh një makinë me shasi të lehtë dhe shumë fuqi. Të cmendurit e Fast and Furious morën një Mustang Fastback 1967 dhe nuk e mbajtën me V8 e zakonshëm që jemi mësuar nga një American muscle por morrën motorin e Nissan Skyline GT-R, RB26.
Në momentin kur doli filmi të gjithë petrol head dhe fansat donin të dinin më tepër rreth makinës dhe modifikimeve që kishte pësuar kështu që producenti I tre filmave të parë, Craig Lieberman bëri një intervistë bashkë me Sean Morris, mekanikun kryesor të filmit për të shpjeguar më tepër rreth makinës dhe për të shuar kureshtjen.

Idea fillestare e RB26 Mustang ishte që të merrej RB26 TwinTurbo nga R34 Skyline GT-R, por sistemi Twin Turbo nuk qëndronte mirë nën kofaon e Mustang dhe mendoi të mos ishte TwinTurbo por një Turbo më e madhe !!!
Pas cdo modifikimi në motor makina u testua në DYNO ku fuqia maksimale që mundi të prodhonte ishte 340Hp në 7300RPM dhe 358NM në 5950RPM tek rrotat e pasme.
Por Morris shpjegoi gjatë intervistes se makina “Hero” me RB26 e famshëm nuk u filmua kurr duke bërë drift edhe pse është plotësit e afte të bëj super drift në kthesa. Por në fakt gjatë filmit janë përdorur 6 Mustang të tjerë për filmin ku nën kofano kishin motor 6.5litra V8 ose 403cubic inch dhe zhurma e V8 është hequr dhe është përshatur më një motor Rb26.

Share with:


protire