Share with:


Një shofer i zoti ose thjesht me fat tregoi aftësi të papara me këtë Huracan Spyder gjatë përmbytjeve në Florida. Nëse jetoni në një qytet ku ka shumë përmbytje sigurisht gjëja e fundit që ju shkon ndërmend të keni është një makinë kabriolet. Rasti më i keq është si ky në Florida. Por Këtë shofer nuk e ndalon kjo gjë teksa ai çan mes për mes një pellgu të madh me ujë si të ishte me të paktën një SUV të dedikuar për offroad.

Setupi me motorin në mes i Huracan dhe intake i ajrit disi i ngritur, mbrapa trekëndëshit të xhamave, me siguri kanë ndihmuar V10 e Huracan-it që most ë mbytej nga uji. Por edhe këto se justifikojnë pjesën kur zhytet plotësisht poshtë ujit, dhe e habitshme sesi shoferi arrin të dalë pa problem. Shpresojmë mos të ketë dëme të fshehura nga uji.

Share with:


protire