Share with:


Xbox ka nxjerrë më datë 23 Korrik trailerin e ri për gjeneratën e ardhshme të Forza Motorsport. Ajo do të jetë gjenerata e tetë e serisë Forza Motorsport, e ndarë nga seria Horizon apo Street për mobile. Edhe pse nuk ka patur asnjë datë zyrtare lançimi ne besojmë se ajo do të vijë së bashku me consolën e re nga Xbox, Serinë X.

Kompania ka nxjerrë trailerin gjatë eventit live Game Shoëcase, duke i dhënë fansave një pamje të përgjithshme sesi Forza e re do dukej. Pamjet përmbanin plane nga brenda garazhdeve, një studio fotosh, dhe disa pamje nga pistat duke treguar gjithashtu detajet mbresëlënëse dhe shumë ndryshe nga Forza 7. Sigurisht vëmendja më e madhe është tek makinat, si një lojë me makina që është. Dallohet një prototip i Mazda, një BAC Mono dhe disa Apollo IE të kthyera në makina garash.

Grafikat e papara vijnë sigurisht nga konsola e re e Xbox. I pajisur me teknologjinë e fundit të videolojrave, ndriçimi, ngjyrat, dritat, hijet dhe reflektimet në lojë do të jenë më realiste se kurrë. Por dhe sistemi i audion është përmirësuar në maksimum, gjë e cila është goxha e rëndësishme përderisa fansat mezi presin të dëgjojnë zhurmat e motorëve.

Share with:


protire