Share with:


Makinat me turbo njihen më shumë për zhurmën e turbove sesa për zhurmën që prodhojnë marmitat. Për ata që i adhurojnë këto zhurma, ky artikull është për ju. Një BMW E46 sedan, jo një M3, e ndërtuar nga Turbo Lamik, e fuqizuar nga një M50 me 6 cilindra në linjë, e përforcuar nga një turbo duke e çuar në 980 kuaj fuqi.

Janë shumë kuaj për një makinë të tillë nëse nuk ju dalin mirë llogaritë. Sidomos kur një fuqi e tillë vjen kryesisht nga turbot, pritet që ato të jenë gjigande dhe plot zhurma të mrekullueshme.

Kanali i Youtube Car Acceleration TV ka postuar këtë video që ka përmbajtje brutale nga disa gara të këtij projekti në Gjermani. Ajo arrinte në gara rolling shpejtësi mbi 300km/h, por që në shpejtësi mbi 250km/h dihet që zhurma nuk ndihet aq shumë dhe e vetmja gjë që dëgjon është ajri që del e hyn në turbo. Shijoni videon për ca zhurma orgazmike.

Share with:


protire