Share with:


Mclaren ka bërë të ditur për publikun planet e veta për prodhimin në masë të supermakinave hibride, për herë të parë për kompaninë. Një model që deri më tani nuk i dihet emri, duket sikur ka të njëjtat forma me 570s, por do të përdori motorin e ri të McLaren, një V6 Hibride dhe një bodykit të ri karboni.

Prodhuesi britanik i supermakinave publikoi dy foto të një supermakine të mbështjellë me kamoflazh, por me një pamje të qartë të dizajnit dhe formës. Kjo supermakinë ndan dhe detaje me modelin super të rrallë nga Mclaren, Speedtail. Pjesa e pasme ngjan më shumë me versionin më të thjeshtë të kompanisë, atë GT.

Më e rëndësishme është çfarë ka kjo makinë në brendësi. Ky model do jetë i pari që përdori trupin dhe shasinë e re të karbonit nga Mclaren. Mclaren tregon që ky trup i ri do jetë më i përshtatshëm të akomodojë poëertrainin e ri hibrid dhe do të jetë një pjesë e rëndësishme e të ardhmes së supermakinave. Mclaren nuk ka bërë të ditur shifra performance por tregon që sistemi hibrid do të përdoret vetëm për distanca të shkurtra.

Sipas kompanisë, modeli i ri do të jetë në nivelin e serive Sport, diku me GT dhe 720s. A mendoni se Mclaren po bën hapin e duhur duke hedhur sytë nga hibridet? Apo duhet të kalojë në elektrike si gjithë të tjerat?

Share with:


protire