No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:

Publicitet
protire

Le të themi që keni nevojë që makina juaj të prodhojë më shumë fuqi. I keni përmirësuar pjesët e brendshmë dhe jeni siguruar që çdo pjesë funksionon si duhet, por tani duhet të rrëgulloni dhe problemin e karburantit. Sa më shumë ajër që hyn në motorin tuaj, aq më shumë karburant duhet që ndezja të bëhet e mirë. Por të instaloni një injektor sa më të madh nuk është gjithmonë zgjidhje.

Si shpjegohet nga High Performance Academy, të përdorësh një injektor më të madh për çdo cilindër është në rregull përderisa makina është në regjime të larta ose në minimo, por krijon probleme gjatë pjesës tjetër. Ngaqë injektorët e mëdhenj janë në gjendje të hedhin goxha sasi karburanti gjatë një cikli në regjimi jo shumë të larta, përzjerja në dhomën e djegjes bëhet shumë e pasur dhe nuk digjet plotësisht. Zgjidhja është që të përdoren një set tjetër injektorësh më të vegjël, në mënyrë që kur makina është në regjime të ulëta, këta injektorë relativisht më të vegjël të hedhin më pak karburant.

Një arsye tjetër e përdorimit të dy injektorëve për cilindër është dhe harxhimi i karburantit. Sauber-Mercedes C9 nga Grupi C i garave në vitet 80 përdori 2 injektor pasi inxhinierët e saj i bënë llogaritë dhë më mirë manipulonin sprucimin në dy injektor sesa në nji. Kjo i solli dhe përmirësim të konsumit të karburantit, një gjë kritike për rezistencën e një makine garash.