Një video e postuar nga kanali i youtube i 19Bozzy92 tregon që Lamborghini është akoma i aftë të krijojë supermakina garash me V12 me forma tërësisht aliene. Lamborghini e zbuloi Essenza SCV12 disa javë më parë, si një makinë të dedikuar vetëm për pistë. Fatmirësisht hosti i kanalit pati mundësinë që jo vetëm ta filmonte atë nga jashtë por edhe të vendoste një GoPro në kabinën e Essenza-s teksa ai përshkronte pistën e Monza-s.
Essenza SCV12 është një prodhim i lindur nga bashkimi i dy divizioneve të Lamborghinit, Squadra Corse (Garat) dhe Centro Stile (Disajni). Ajo fuqizohet nga një 6.5L NA V12 në gjendje të prodhojë deri në 830kuaj fuqi në një transmision me 6 marsha sekuencial që e dërgon fuqinë në gomat e pasme. Bodykit aerodinamik vjen nga Squadra Corse i ngjashëm me atë të Huracan Super Trofeo dhe makinave të GT3. Ai është si një formuese i përbërë nga 3 pjesë që lejojnë ndrimin e lehtë të pjesëve gjatë pitstopeve. Shasia është një gjeneratë komplet tjetër e përbërë nga fibra e karbonit të përforcuar dhe pa një rollcage por që plotëson rregullat e FIA-s.
Vetëm 40 copë do të ndërtohen dhe do jenë në gjendje të ngiten nga klientët që nga 2021 në eventet e FIA-s “Arrive and Drive”.