No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Nqs James Bond do ishte Italian ai do ngiste fiks këtë Ferrari 458 të blinduar. Kushton “vetëm” 652,000$ dhe është i aftë të ndalojë një plumb deri në .44 dhe njëkohësisht të arrijë shpejtësi si 320 km/h.

Hileja është e gjitha tek materialet e përdorura për ta bërë të blinduar ku materialet e përdorura për ta bërë të papërshkrueshëm nga plumbat shtojnë vetëm 30 kg në peshën e gjithë makinës. Një nga motorat më të mirë të dekadës është akoma në gjendje ta dërgojë këtë makinë në 100km/h për vetëm 2.8 sekonda.

Kompania që e ka modifikuar quhet AddArmor, e cila shprehet se një makinë e blinduar ka tendencën të jetë e ngadaltë që rrjedhimisht e kthen atë në një shënjestër të lehtë, por jo këtë Ferrari 458 Speciale. Pamja e makinës nuk ndryshon pothuajse fare dhe nuk ta jep përshtypjen e një makine të blinduar, por në brendësi është diçka krejt tjetër. Nqs nuk mjaftoheni thjesht me një blindim të thjesht, kompania AddArmor mund tju mbulojë me një sërë modifikimesh ushtarake si night vision, doreza elektrifikuese dyersh apo çfardo gjëje tjetër që keni në imagjinatë.

Share with: