Pak javë më parë folëm pak për Golf-in e ri facelift, i cili pritet të dali në treg këtë vit që vjen.
Gjithashtu Volkswagen prezantoi modelin e ri GTI i cili pritet të dali në treg në vitin 2017 në Europë, dhe në vitin 2018 në Amerikë, si dy nga tregjet më të mëdhaja të këtij modeli.
Motorri 2 liter, prodhon 245 kuaj fuqi, dhe për fat të mirë, Volkswagen ka vendosur që edhe ky model të jetë i paisur me kambio manuale, përpos asaj automatike të re DSG me 7 nga 6 marshe në kambion e “vjetër”.
Siç shprehet edhe Herbert Diess, brand manager i Volkswagen, kompania është duke bërë një punë të madhe për të rifituar besimin e publikut, pas skandalit të 1 viti më parë për emetimin e gazrave.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: