Kjo vile me piste garash dhe aeroport privat behet e juaja per vetem 1.9M $

Share with:


Jeni ankuar ndonjëherë që skeni pista garash afër shtëpisë tuaj? Apo që skeni një liqen ku të peshkoni një fundjavë? Shtëpia perfekte egziston në Pensilvani me një hapësirë 200m2 që përfshin një liqen të mbushur me peshq, dy fusha tenisi, një hangar dhe një zyrë. Këtu pa përfshirë shtëpinë dhe një pistë aeroplanësh.

Bukuria është tek pista. Jo vetëm që ka një rrugë të drejtë të shtruar me asfalt por ka dhe dalje anësore që e bejnë të ngjajë akoma më shumë me një pista garash. Edhe pse faktikisht nuk është vërtet një e tillë, mund të kthehet shumë kollaj në një pista garash si ajo e Top Gear.

E gjithë prona shkon 1000m2, dhe pista dhe shtëpia zënë vetëm një pjesë të saj. Të gjitha godinat aty janë të ndërtuar me drurë, gjë e cila mund të jetë lajm i keq për disa, por për ne do të thotë që nqs një ditë vendos ta kthesh në një pistë të mirëfilltë garash, godinat mund ti prishësh kollaj dhe pa ndonjë kosto të madhe. Shumë godina janë të tepërta dhe gjëja më e mirë që mund ti bësh është ti prishësh për të liruar më shumë hapësirë.

Prona është e listuar me çmimin prej 1.9 milion dollarësh. Po janë shumë para, por po ta mendosh po merr një pistë personale garash pa përmendur që ke vend me shumicë për të parkuar gjithë makinat e tua.

Postimin zyrtar e gjeni KETU

Share with:


protire