Mercedes Benz 600 Pullman Landaulet, ikona e limuzinave

Share with:


Mercedes Benz 600 Pullman u bë simbol i suksesit për shumë vite i njërëzve të famshëm. Në fakt është i njohur për numrin e madh të VIP-ave që e kanë përdorur dhe e kanë pasur në pronësi një të tillë. Kjo bashkësi përfshin Papën Paul VI, John Lennon, David Bowie, Coco Channel, Fidel Castro dhe Elvis Presley pavarësisht se lista është akoma më e gjatë.

Ky Pullman me 6 dyer është 6.24 metra i gjatë dhe pothuajse 2 metra i gjerë. Versioni Landaulet është i mbuluar nga një çati e fiksuar me pjesën në fund që paloset dhe zbulohet. Një nga versionet më të bukura le të themi.

Pullman 600 merr fuqi nga një motor i madhërishëm 6.3 litra V8 me injeksion, i quajtur M100. Pavarësisht peshën së madhe prej 2.6 ton, kjo limuzinë është e aftë të arrijë shpejtësi deri në 250km/h pa asnjë problem, që gjykuar nga viti prodhimit dhe kategoria nuk janë pak. Kjo e kthente atë në sedanin (nëse vërtet mund të quhet ashtu) më të shpejtë në botë të asaj kohe.

Pullman 600 është prezantuar për herë të parë në IAA në 1963 (Ankand) dhe që në atë kohë dukej jashtëzakonisht luksoze dhe me pamje të së ardhmes. Pavarësisht komfortit dhe rehatisë, në makinë gjendet dhe një minibar me një mini frigorifer si dhe një telefon gjithashtu. Pullman ishtë përkufizimi i avancimeve teknologjike të asaj kohe. Ai përfshinte përdorimin e amortizimit me ajër, 4 disqe frenash në të katërta gomat dhe një sistem qendor hidraulik që kontrollonte të gjithë pjesët e makinës duke përfshirë sediljet, baxhan, bagazhin, ngritjen/uljen e xhamave, të gjitha pa përjashtim. Siç kontrollojnë sistemet elektrike në makinat e sotme. Thonë që xhami i dyerve mund të ngrihej po aq shpejt sa një gijotinë binte.

Versioni Pullman 600 Limo Landaulet është dhe versioni më i shtrenjtë që nqs e konvertojmë me paranë e sotme i kalontë shifra si 250,000$ pra e ngjashme me Maybach e sotëm. Diktaktori Enver Hoxha ka përdorur një mjet të tillë në kohën e qeverisjes së tij, por ai ishte versioni me 4 dyer. Pullman 600 do të mbajë titullin si një nga limuzinat/sedani më i mirë i të gjitha kohërave, dhe sdo të ketë kurrë të dytë si ai.

Share with:


protire