Share with:


Me një treg që ndryshon çdo dite, dhe me rregulla të reja për shkak të ndryshimeve klimaterike, është e vështirë të vazhdosh të bësh të njëjtën gjë për një kohë të gjatë.

Ferrari F12 TDF është e fundit Ferrari me motorrin V12 aspirim natyral. Madje, edhe motorrët V8 tashmë janë turbo duke filluar që nga Ferrari 488GTB dhe California T.
TDF do të thotë “Tour de France”, por jo ai i biçikletave. Në fakt origjina e saj daton më shumë se 50 vite më parë kur Ferrari 250 GT Berlinetta “Tour de France” u quajt e tillë për shkak se ishte makina me të cilën Ferrari garonte në ato vite në garën në fjalë. Një garë me një shkallë vështirësie tepër të lartë. Një garë burrash, një garë kur motorsporti ishte tejet ekskluziv dhe nuk ishte për të gjithë.
Disa dekada më vonë vjen Ferrari F12 TDF. Një makinë si ato të kohëve të vjetra, e vështirë për t’u ngarë!
Chris Harris nga Top Gear na tregon shumë më tepër për të dyja këto makina:

Share with:


protire