Share with:


Lidhur me këtë do të gjeni dhe pamje nga afër të M4 së re manuale në pistë.

Teksa BMW M3 e re i afrohet ditës së prodhimit në masë, pamje të reja të saj në pistë po dalin dita ditës. Videoja e rradhës na çon për të disatën herë në pistën e Nurburgring kësaj herë për të dëgjuar sesi do tingëlloi zhurma nga marmitat e M3.

M3 i ri do të fuqizohet nga nje S58 twin turbo 3.0L 6 pistona në linjë, i cili gjendet gjithashtu tek X3 dhe X4 M. Do të vijë më një fuqi marramendëse prej 510 kuajsh dhe gjithashtu më kambion manuale marshash dhe rrotat e pasme si standarte. Një kombinim goxha interesant le të themi, pasi shumë fuqi për rrotat e pasme. Por me sistemin e përmirësuar të BMW për fërkimin në kthesa besoj që kjo bishë do të ketë një performancë konkurruese në pistë.

Nëse kjo video nuk mjafton për ju, por ju tregojmë dhe kushëririn e madh të M3, M4 e re që u kritikua aq shumë për grilën gjigande. Një video brenda kabinës duke ngarë në limite një M4 G82 në pistën e Sachsenring në Gjermani.

Share with:


protire