Share with:


Ishte muaji Dhjetor i vitit 2016, kur Volkswagen, përmirësoi me 2 sekonda, rekordin e saj rreth pistës së Nürburgring me Golfin GTI Clubsport S.

Koha e vendosur ishte 7:47:19. Clubsport S, është një version i dedikuar për pistë i Golf.
Por sot, rreth 5 muaj më vonë, erdhi momenti që një nga makinat më të nënvlerësuara nga masa, të vërë një rekord të ri.
Bëhet fjalë për Honda-n e re Civic Type R 2017!
Nën kofano gjendet motorri 2.0 liter VTEC Turbo, i aftë të prodhojë 320PS dhe 400Nm torque. Ajo pësoi disa ndryshime nga modeli paraardhës i cili gjithashtu vendosi një rekord për makinat me rrotat e para aktive në Nürburgring, duke përfshirë një paketë të re aerodinamike që ndihmon makinën të jetë më e qëndrueshme në shpejtësi të mëdha. Gjithashtu, disa modifikime në kambion e saj manuale me 6 shpejtësi e ndihmojnë makinën të ketë përshpejtim më të mirë.
Koha e vendosur, është 7:43:8, e cila e bën atë definitivisht makinën më të shpejtë të kategorisë së saj rreth Nürburgring.

Share with:


protire