Share with:


Më shumë se një vit më parë patëm prezantimin e Gordon Murray T.50 nga Gordon Murray Automotive.
Babai I McLaren F1 kësaj rradhe erdhi me makinën e tij të parë të quajtur T.50. Në design exterior, interior dhe gjithashtu nga ana mekanike është një azhornim I F1 . Exteriori I saj është pothuajse njësoj si F1 e gjithashtu me interiori ku sedilja e pasagjerit ndodhen në qëndër të makines.
Cfarë ka mbetur nga e shkuara është numri I pistonave ,12 e gjithashtu kambio manuale. Perfeksioni në katër rrota.
Disa muaj më parë në kanalin e Youtube u hodh një video nga vet kompania duke testuar për herë të parë makinën dhe motorin e T.50 . Si test I pare I makines ne piste, maksimumi I RPM shkoi 4000Rpm dhe prap ishte drithëruese.
Në 3 qershor Gordon hedh video nga qendra e testimit të motorave nga Cosworth ku prezantues është Dario Franchitti .
Mund të jetë një nga videot më të rëndësishme të kompanis e gjithashtu mbase dhe për botën automotive pasi dëgjohet për herë të parë V12 Cosworth në 12.000Rpm, I cili do jetë motori me rpm me të lart për një makine serie.
Dario futet në dhomën e kontrollit ku bëhet dyno i motorit. Duket si salla e NASA kur kryen një mision në hapsirë por në miniatur sigurisht.
Salla kontrollohet nga dy operator ku secili ka detyra të ndryshme. Sasia e data që marrin cdo sekond është e jashtezakonshme.
Gjatë prezantimit të sallës së kontrollit nga Dario dëgjohet V12 në sfond e cila e len për tu ngrohur e më pas për tu cmendur në rpm maksimale.
Pas procedurave të nevojitshme për të ngrohur motorin dhe vajin , dy operatoret fillojn luajnë ku si fillim motori shkon 4000Rpm për të parë se si pergjigjet.
Cfarë një nga operatorët shton gjatë videos është se arsye pse kjo Dyno është shumë herë më mirë se në një makinë test është se me anë të këtyre data mund të shohim më shumë detaje dhe kontroll rreth motorit si temperatura,qarkullimi I ajrit, parametra të ndryshëm, ftohja, qarkullimi I karburantit e për të mos harruar mund të simulojne kushte reale atmosferike si lartesi, lageshti dhe temperatura të ndryshme. Sic e dim para se të masësh fuqin maksimale të makinë në dyno bëhet një kalibirim duke gjetur në cilin marsh, rpm apo shpejtësi ti mund nxjerësh potencialin e plotë të makinës apo motorit.Gjatë kalibirimit mund të dëgjojmë se si ndrohen marshet dhe zhurmen që ka motori në 5000-6000rpm.Dario shton se është si një muzike e cila ka zhurma të ndryshme në rpm të ndryshme.Pas kalibrimit, operatorët fillojnë me testin e vërtet të motorit. Ku pas kërkesës së Darios për ta cuar në rpm maksimale e ku një nga operatoret thot se mund të simulojmë pistën e Le Mans.
Nga ai moment nuk ka shumë fjalë për tu shtuar vetëm të degjohet vepra e artit nga mjeshtrat e Cosworth.

Share with:


protire