Share with:


“Autobahn”, autostradat gjermane ku në shumicën e rasteve kufiri i shpejtësisë nuk ekziston. Vendi ku limitet e makinave arrihen, pa qenë në kundërshti me ligjin.

Radim Passer, një person i apasionuar pas shpejtësisë rikthehet me një rekord të ri, pas atij të vitit 2018 me Bugatti Veyron në një rrugë të pa kontrolluar, publike. Kësaj here Passer ka zgjedhur pasardhësin e tij, Bugatti Chiron, shpejtësia maksimale e të cilit përllogaritet në 420 km/h.

Në korrikun e vitit 2021, ai u rikthye në vendin ku theu rekordin e kaluar, për të pasur fatin që të gjejë një rrugë relativisht të pastër për të arritur qëllimin e tij. Në një distancë prej 10km të një rruge publike, Passer çoi Bugatti-n në kufijtë më të afërt të shpejtësisë maksimale, 417 km/h, vetëm 3 km/h më pak se fundi i kilometrazhit . Gjithsesi, kjo nuk e ndaloi faktin e të qenurit shpejtësia më e lartë e arritur në një rrugë publike.

Karakteristikat teknike të Chiron e favorizojnë në këtë arritje, motorri 7.0L, W16 me 4 turbo e shtyn makinën të prodhojë 1500 kuaj fuqi. Për të arritur këto shpejtësi, Bugatti ka nevojë për çelësin specifik të shpejtësisë, i cili e lejon të arrijë shpejtësinë maksimale, në të kundërt, është e reduktuar në 380 km/h.

Share with:


protire