Share with:


Ju prezantojmë me Rolls Royce Ghost e 2021, e prezantuar ditën e sotme nga Rolls dhe BMW. Me një disajn të ri të përmirësuar ose siç Rolls thotë “i limituar, inteligjent dhe një tërheqës vëmëndje i padiskutueshëm.”

Një nga detajet që bien më shumë në sy është maskarino që tashmë ndriçohet nga jo më pak se 20 drita led dhe disi më pak reflective ndryshe nga model i mëparshëm. Edhe pse kompania është shprehur se janë munduar mos ta bëjnë Ghost-in e ri të bjerë shumë në sy, dihet që një Rolls është gjithmonë objekt vëmendjeje. Sidomos për hapësirën që zë në rrugë duke qënë se i riu është 5.5 metra i gjatë, 9cm më i gjatë se versioni i mëparshëm. Gjithashtu edhe 3 cm më i gjerë.

Ghost i ri nuk bazohet akoma tek shasia e BMW e serisë 7, por tani përdor një shasi me përbërje alumini me forma shumë komplekse për të siguruar integritetit e trupit. Ajo për çfarë makinat Rolls njihen është qetësia e punimit dhe zhurma e eleminuar në kabinë, për të cilën Ghost përmban 100kg material kundra zhurmave.

Ka një përmirësim të vogël në fuqinë dhe motorin e Ghost-it, teksa tani vjen me një 6.75L nga 6.6L që ishte i vjetri, një motor V12 i fuqizuar me 2 turbo dhe një system thithje ajri të përmirësuar. Motori ky i derivuar nga BMW, i cili gjithashtu përdoret dhe tek Phantom, është i aftë të prodhojë 565kuaj dhe 850NM torque që janë mëse të mjaftueshme për trupin e RR Ghost. Për herë të parë Ghost vjen me sistem AWD dhe AWS (All-Wheel Steering) pra kthim aktiv i të gjitha rrotave kur makina kthehet.

Për pamjen brenda kabinës është e kotë të flasësh për një Rolls Royce teksa dihet që pritet cilësia dhe luksi maksimal. Tavani tipik është i mbuluar nga më shumë se 152 drita të vogla LED por edhe më shumë se 90,000 pika që reflektojnë dritët. Ajo çfarë i shtohet Ghost të ri është një logo e Ghost në kroskotin nga ana e pasagjerit e shoqëruar me yje të vegjël shkëlqyes (rreth 850).


Sistemi i audios nuk mund të jetë normal në një Rolls, ndaj kabina e Ghost funksionon si një subëoofer i personalizuar dhe e kthen gjithë makinën në një rezonancë duke dhënë një përvojë unike të audios teksa 18 bokse dhe një aplifikator prodhojnë muzikën.

Tashmë Ghost nuk do të ketë nevojë për një ndihmës që tju hapi dyert e makinës, pasi hapja dhe mbyllja e tyre bëhet në mënyrë automatike. Dhe qershia mbi tortë, pavarësisht pozicionit të parkuar të makinës, falë disa sensorëve dyert hapen dhe mbyllen me të njëjtën forcë dhe shpejtësi duke mos u ndikuar nga pjerësia.

Por asgjë nga këto sdo kishtë rëndësi mos po të ishtë për rehatinë e ngarjes së një Rolls Royce, ndaj dhe Ghost përdor sistemin e ri të amortizimit të quajtur “Planar Suspension System” i cili përdor një softëare dhe të dhëna nga GPS për të lexuar rrugën duke përshtatur kështu sistemin e amortizimit për rrugën që do vijë për të patur një udhëtim sa më të rehatshëm.

Me prodhues të tjerë si Bentley apo Maybach në të njëjtin sektor, Rolls ka më shumë konkurrencë por përsëri ai tregon që është një nivel më lartë. Çmimi zyrtar nuk është bërë i ditur por edhe pse është një nivel standart i Rolls Royce mos prisni çmime nën 200,000$.

Share with:


protire