Share with:


Për herë të parë në historinë e Formula 3 dhe shqipëtarëve, Lirim Zendeli u nis dhe përfundoi i pari garën . Ai ngiste makinën me numrin 10 nga ekipi i Trident, i cili arriti të fitonte dhe vendin e parë tek pol position të një dite më parë në Belgjikë.

Lirim Zendeli është vetëm 20 vjeç dhe është me prejardhje nga Maqedonia. Ai pati një start fantastik nga pozicioni i parë dhe e rruajti atë pozicion gjatë gjithë garës duke thelluar dhe më tej rezultatit. Gjatë gjithë kohës ai ndiqej nga francezi Théo Pourchaire që në fillim të garës i qëndronte më pak se 1 sekondë larg, por Zendeli arriti ta thellonte kohën gjatë garës.

Gara u zhvillua në Spa Francorchamps me 17 xhiro dhe Zendeli nuk e humbi asnjë moment vendin e parë. Ai kaloi vijën e finishit me një diferencë prej më shumë se 4 sekondash me vendin e dytë. Sigurisht gëzimi i tij dhe i ekipit Trident ishte i madh. Nuk na ndodh zakonisht të shohim emra shqiptare në krye të garave të tilla dhe sa e degjojmë na bën përshtypje dhe normalisht krenohemi me të.

Lirim Zendeli arriti të ngrinte kupën e vendit të parë me një gëzim dhe krenari të madhe duke u ndjekur nga francezi Theo dhe gjermani Beckmann i po ekipit Trident. Ndiqni momentin historik dhe highlights nga gara në linket

Video highlights

Postimi zyrtar

Share with:


protire