Prezantohet hipermakina Ferrari 499P Le Mans

Share with:


Makina e garave bazohet në programet F1 dhe GT për rikthimin pas 50 vitesh të Maranellos në garat e klasit të parë Le Mans.

Kampionati I Hipermakinave FIA WEC Endurance vazhdon të rritet, tashmë me shtimin e një Ferrari garash të zhvilluar së fundmi. Pas publikimit ne Shkurt 2021 që do t’I bashkohej klasës që zëvendësoi LMP1, Ferrari ka shfaqur pjesëtarin më të ri, 499P.499P do të hyjë në garë si një hipermakinë Le Mans (LMH) dhe do të përfaqësojë rikthimin e Ferrarit në garat endurance të nivelit të lartë, rreth 50 vite pas garës së fundit të 312p. Publiku do ta shohë modelin për punë muajsh, kur të marrë pjesë në garën 1600 km të Sebring, që do të ndodhë në mes të Marsit 2023.

Duke qenë lloj LMH, Ferrari arriti të krijonte shasinë e vetë për 499P, në ndryshim nga llojet LMDh në të njëjtën klasë, shasia e të cilave duhet të vijë patjetër nga Dallara, Multimatic, Ligier ose Oreca. 499P I arrin standartet e klasës për balancë të peformancës falë një fuqie të kombinuar 670 Hp. Edhe pse rregullat për llojet LMH nuk mandatojnë një system hibrid (si në rastin e LMDh), 499P e ka këtë sistem. Ndryshe nga llojet LMDh, 499p lejohet të jetë 4WD, me një kambio sekuenciale me 7 shpejtësi, nga motori me benzinë, në gomat e pasme, ndërkohë që diferenciali e ndan torquen nga motori elektrik me 1 raport që ndodhet para.

Emri 499P vjen nga tradita e garave të Ferrarit, duke iu referencuar zëvendësimit të V-6 twin-turbocharged 2992-cc, që ndan të njëjtën arkitekturë me atë që gjejmë në 296GT3, por që është ripërpunuar jo vetëm për te ulur peshën, por edhe për të përmbushur rolin unik si një pjesë strukturale peshëmbajtëse e 499P. Motori elektrik në boshtin e parmë furnizohet nga një bateri 900-voltshe, e karikuar nga sistemi I Rikuperimit të Energjive Të Ferrarit (ERS), I cili rikarikon gjatë uljes së shpejtësisë dhe frenimit, duke mos patur nevojën e një burimi të jashtëm energjie.

Share with:


protire