No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Të gjithë e dimë që Bugatti vdes të mburret për gjërat që prodhon. Si atëherë kur tregonte që pompat e një Chiron-i qarkullojnë 800 litra ujë çdo minutë. Tani ai deklaron se kompresorët e tij të kondicionerit janë aq të fuqishëm sa të ftohin një apartament mesatar europian, për të qënë më të saktë, rreth 80m2.

Publicitet
protire

Arsyeja pse një Chiron ka nevojë për kondicioner kaq të fuqishëm është për shkak të xhamit të përparëm gjigand dhe të lakuar, që ka pothuajse dyfishin e sipërfaqes së një makine normale. Madje si opsion shtesë vjen dhe xhami i përparëm i quajtur Sky View, tip panoramik në shqip.

Zgjidhja për freskimin e kësaj kabine janë dy kondesator të mëdhenj të vënë në punë nga një kompresor 10 kW, dhe ka të instaluar 9.5 metra tubacion kjo falë vendosjes së motorit në qëndër.

Kompresori është pranë sistemit të shkarkimit të gazrave kështë që ka nevojë për sistemin e vetë të ftohjes që mos të dëmtohet nga nxehtësia. Në pamje të parë duket sikur sistemi i ajrit të kondicionuar të Buggati funksionon si në një makinë normale, por është një sistem i ndërlikuar që lejon një makinë hiper sportive si Bugatti të ftohet në atë mënyrë edhe në shpejtësi marramendëse dhe nën regjiment të lartë.