No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


BMW M4 dhe motra e saj e versionit DTM janë shfaqur me kamoflazh në motoGP duke na treguar detaje që si kemi parë më parë. BMW M4 pritet të prezantohet muajin tjetër.

Publicitet
protire

BMW M6 GT3 është një nga makinat e motorsportit më të bukura dhe duket sikur BMW po e bën rrugë krijimin e makinave të tilla. Pasardhësi i saj do të jetë i bazuar në BMW M4 që do të dalë në pistë vitin tjetër. Pra kjo do të thotë maskarino gjigande në horizont.

Një makinë GT3 ka një bodykit më të gjerë, përfshirë këtu çarje më agresive ajri, parakolp dhe prapakolp më të fryrë dhe një bisht gjigand. Maskarinoja e M4 që bëri bujë për madhësinë e saj, tashmë bie në sy akoma më shumë duke qënë se është lyer në të kuqe. Pa dashur të themi fjalë të këqija, në pamje të parë duken si buzë të lyera ose si një hundë derri.

BMW M4 gjithashtu nderoi me prezencën e saj kur duken ndryshimet nga Seria 4, një pamje më agresive dhe shtesa të ndryshme. Motori është tashmë i konfirmuar, një 3.0L twin turbo nga BMW M3. Prodhon 475 kuaj në versionin standart dhe 505kuaj në versionin Competition. Versioni më pak i fuqishëm vjen dhe me një kamio manuale, teksa Competition vjen vetëm me automatike. Si fillim do të dalë me gomat e pasme aktive, dhe më vonë me siguri do të ketë një version xDrive me AWD. Data e lançimit pritet të jetë në Shtator, vetëm nëse kemi vonesa të shkaktuara kryesisht nga pandemia.