Share with:


Ajo është një nga makinat më unike të kohës, dhe megjithëse motorri i saj LS9 supercharged 6.2L V8 pordhon plot 650 kuaj fuqi dhe 807Nm torque në një kabinë me peshë rreth 1500kg, ajo është e paisur me një kambio manuale.

Gomat e pasme të saj kanë përmasa rrallë të degjuara deri me tani. 285/35 ZR19, dhe në një krahasim që mund të bëjmë, Mercedesi i ri C63 AMG ka përmasat 265/35 ZR 19.
Ndoshta këto shifra duken qesharake, por, nuk ishin edhe aq të paktën për vitin 2009 kur ky model doli në treg.
Ajo është ndërtuar me pjesë realitivisht të lira dhe jo shumë cilësore në pjesën e brëndshme, por, jashtë ajo është një nga makinat më impresionuese të prodhuara ndonjëherë. Projektuesit e kësaj makine kanë ruajtur dhe zhvilluar në mënyrë perfekte linjat dhe telajon e kësaj makine, e cila ndër vitë, që nga prodhimi i të parës Corvette C1 në vitin 1953, ka evoluar gradualisht, për të arritur në rezultatet që ne shohim sot.
Por, a ja vlen kjo makinë për atë çmim kundrejt të cilit ofrohet në treg?

Share with:


protire