Share with:


Deri tani, në garat drag që i janë hedhur sipër, Ken Block me Mustangun e tij me 1400 kuaj ka dalë fitimtar absolut. Që nga Mclaren Senna deri tek Audi RS3 me 1000 kuaj. Por kjo Mazda RX-7 me 1250 kuaj, 4 rotor me një turbo të madhe dhe sistem awd ka vërtet një shans të mirë për të fituar.

Me një sistem 4×4 dhe kamio të njëjtë sekuenciale duket sikur këto makina janë bërë për tu garuar me njëra tjetrën. Youtuberi Rob Dahm duket shumë i lumtur që do ta vendosë makinën e tij kundër një përbindëshi si Hoonicorni, duke qënë se i gjithë qëllimi i ndërtimit të asaj makine është i tillë.

Në garën e parë pati supriza dhe kofano e RX7 u ngrit lart duke u përplasur me xhamin. Tek e dyta ajo ngeli mbrapa disa metra ndërsa tek e treta ju dha një përparësi në start e cila ishte mëse e mjaftueshme që ajo të fitonite. Por me më shumë përgatitje dhe një tune më të mirë, jemi të sigurt që RX7 e Dahm mund të ketë mundësi të barabarta me Mustangun e Ken Block.

Share with:


protire