Kamioni i prodhuar nga firma suedeze e Volvo-s ka qënë kampion bote dy herë. Njëherë për 500 metra dhe herën e dytë për 1000 metra. Por kjo ka ndodhur në 2016. A vazhdon ta mbajë kurorën?
Sigurisht ky kamion është një prodhim i veçantë i prodhuar veçanërisht për të thyer rekorde. I modifikuar në mbi 2400 kuaj dhe 6000NM torque dhe me një peshë prej 4.5 ton.
Iron Knight përshkroi 1000m me një shpejtësi mesatare prej 169km/h dhe një kohë prej 21.29 sekondash. Kurse tek ajo e 500m arriti shpejtësi deri në 131.29 km/h dhe e mbaroi për 13.71 sekonda. Gara u zhvillua në një pistë testimi në veri të Suedise, dhe u survejua nga FIA. Gjatë provave Iron Knight arriti shpejtësi maksimale deri në 276 km/h.
Por për të ka dhe konkurrentë, i ardhur ky nga ROUSH Performance, i cili dëshmon se në 2019, F-150 4×4 ishte kamioni më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë pa pasur nevojë për aq shumë modifikime. Për më shumë shihni videot.