Share with:


Kemi folur për të edhe më parë, e me sa duket, do flasim edhe për disa kohë.

Rimac është kompania kroate e prodhimit të makinave elektrike, e themeluar nga “gjeniu” Mate Rimac, i cili është edhe arsyeja përse Concept One ekziston.
Për shumë entuziastë makinat elektrike janë fundi i epokës së artë të automobilizmit. Në fakt, ato janë fundi i një epoke, e fillimi i një tjetre. Fillimi i një niveli të ri, pak të hasur më parë në performancën e makinave, i cili po sjell ndryshime rrënjësore dhe mjaft të ndjeshme në këtë industri.
Jemi mesuar më shumë të dëgjojmë për Tesla, apo grupi Renault-Nissan i cili ndan rreth 50% të tregut të makinave elektrike.
Por, Rimac flet për të tjera dimensione!

Share with:


protire