TESLA MUND PORSCHE NË Nürburgring

Share with:


Tesla Model S ritheu rekordin e xhiros për një automjet elektrik në Nürburgring.

EV ne fjale mbylli xhiron prej 20 km në 7 minuta dhe 25,231 sekonda.

Kjo kohe theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga Porsche Taycan Turbo S vitin e kaluar me diference më shumë se 8 sekonda.

Videoja e xhiros së rekordit tregoi gjithashtu se Model S kishte një timon të rrumbullakët, ndërsa një version i mëparshëm i vitit 2021 paraqiste një timon drejtkendor për drejtimin e mjetit.

Në vitin 2019, Porsche me automjetin e saj elektrik Taycan vendosi një rekord të ri xhiro në Nurburgring.

Më pas në vitin 2021, Model S Plaid mundi Porsche me një kohë prej 7 minutash e 35,579 sekondash, duke u diferencuar 7 sekonda nga Taycan.

Share with:


protire