Ross Chastain performon një lëvizje lojërash virtuale në xhiron e fundit të NASCAR Cup Series, e
cila e dërgon drejt Championship 4.
Piloti Ross Chastain e ka mahnitur botën e NASCAR, duke realizuar një lëvizje që do ta quanim të
mundur vetëm në video-lojëra. Në xhiron finale të garës, Chastain e shtyu veten drejt murit të jashtëm
të pistës dhe shkeli pedalin e gazit, duke shkuar nga vendi I 10-të në vendin e 5-të në dy kthesat e
fundit, duke I siguruar vetes vend në NASCAR Cup Series dhe eliminuar kundërshtarin Denny Hamlin me
0.73 sekonda.
THE MOVE THAT SENDS ROSS CHASTAIN TO THE #CHAMPIONSHIP4! pic.twitter.com/67Ku712XZf
— NASCAR (@NASCAR) October 30, 2022
Nëse keni luajtur ndonjëherë video-lojëra me gara, ndoshta ju ka rënë rasti të njiheni me termin
“Wall-Riding”. Në thelb është një lëvizje e diskutueshme për sa I përket aplikimit në jetën reale, ku
garuesi qëllimisht përdor murin kufizues të pistës për të shfrytëzuar fizikën jo-realiste të lojës dhe
parakaluar kundërshtarët – ajo cfarë Chastain bëri në jetën reale.
Gjithashtu mund te lexoni: TOYOTA PO NDERTON NJE MOTOR ME HIDROGJEN QE DO TESTOHET NE GARAT 24H
Në një intervistë pas garës, Chastain pranoi se lëvizja ishte e frymëzuar nga koha kur ai luante
“NASCAR 2005”. Ai tha se me këtë lëvizje mund t’ia dilje mbanë në lojë, por nuk e mendoi kurrë që
lëvizja do të funksiononte në një garë reale. Mesa duket, fizika e lojës nuk është aq jo-realiste, përderisa
Chastain arriti ta realizojë me sukses këtë lëvizje.
Megjithatë, kjo mund të ketë qenë një lëvizje e rrezikshme. Vetë piloti pranoi se e lëshoi
timonin dhe shpresoi për më të mirën – që të mos haste ndonjë portë hyrëse, e cila do të kishte qenë
fatale.
Lëvizja e Chastain doemos do të ndezë polemika, dhe ne pyesim veten se sa pilotë të tjerë do të
tentojnë ta realizojnë atë lëvizje tani që ai vërtetoi se mund të kryhet me sukses. A do të konsiderojë
NASCAR ndonjë masë parandaluese për wall-riding, apo levizja do të pranohet si pjesë e garës?