Share with:


Nga nesër lëvizja e automjeteve do të fillojë sipas skemës përfundimtare të projektit. Lëviza e automjeteve nga autostrada Tiranë-Durrës drejt Laprakës dhe anasjelltas do të bëhet në nivelin zero, ndërkohë që ata që lëvizin më drejtim të Unazës së Madhe do të përdorin tunelin numër 5 sic eshte ilustruar ne foto.

Dalja nga Tirana nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet përmes tunelit 3 ndërkohë që për ata që vijnë nga Kombinati do të bëhet përmes tunelit 4 i cili eshte tunel i ri.

Njoftimi i ARRSH

Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.

Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:
– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

Shpresojmë që me skemën pëfundimtare të projektit të stabilizohet qarkullimi i mjeteve në pjesën hyrëse të kryeqytetit.

Në muajt në vazhdim presim lajmin për hapjen e nën kalimit në zonen e “Astirit” ku gjithashtu duhet theksuar së është një nga zonat më të populluara në Tiranë.
Cfarë ka ngelur tashmë për të filluar është lidhja e unazës në zonën e bulevardit të ri dhe farkë.

Share with:


protire