Ferrari i ri 296 GTB V6 hibrid me plot 819 kuaj fuqi

Share with:


Ferarri V6 është Ferarri i parë me motor V6 në dekada që ngjan shumë me McLaren Artura por ka shumë me tepër hije.
Epoka e re e super makinave hibride është duke fituar momentum. Disa muaj me pare dëshmuam zbulimin e McLaren Artura, dhe tani Ferari 296GTB. Ashtu si McLaren, përdor nje motor V6 120grade dhe turbochargeri qendron midis bllokut të cilindrave dhe formon një ‘Hot vee”( V setup) .
Megjithatë ka një diferencë shumë të madhe midis Ferarrit dhe McLaren, që është fuqia. Ndërkohe që fuqia totale e sistemit të Britanikeve është 671 php, Italianet e marrin ketë fuqi vetëm nga motori. Ky motorr 2.6 litërsh me “biografi” të pastër ka 654 bhp, gjeneron rezultat të lartë që vjen nga një pjesë e vetme e makinës, në ketë rast vetëm motorri.
Duke mare parasysh dhe pjesët elektrike, ka një tejkalim deri ne 819 bhp, dhe kjo fuqi e katapulton nga 0 deri ne 100 kmh në 2.9 sekonda, dhe shpejtësa maksimale 205 mph. Kjo fuqi e madhe nuk është cilësia e vetme që bën që 296-ta të niset shpejt, duke qenë se është dhe hibrid, por është edhe shumë e lehtë, vetëm 1475 kg. Duke e krahasuar me Honda NSX që peshon 1800 kg. Honda ka një mini bateri ,ndërsa 296-ta ka një bateri 7.4kWh e cila jep fuqi dhe reziston deri në 15 milje. Kjo fuqizon motorin elektrik që qëndron midis kambios dhe motorrit. Kështu që 296-ta është ekskluzive, jo si SF90 me motor ne aksin e par.
Ky hibrid qëndron në një platformë të re e cila ka një distance midis rrotave 50mm më të shkurtër se 458/488/F8 Tributo, një element që bëhet i mundur nga motori me i shkurter. Vendosja 120 grade e bllokut të cilindrave nuk është shume e qarte ,megjithatë tek makinat që e kanë motorrin në mes, gjerësia nuk është problem. Avantazhet përfshijnë dhe qendër graviteti më të vogël dhe një paketim me të thjeshtë për turbochargerin në forme V.

Në termat e dinamikës, ka amortizatorë standard, sensor të shasisë me gjashtë drejtime për sistemin e kontrollit të tërheqjes dhe versionin e fundit te Ferrari’s Side Slip Control e cila bën qe dhe makina me e ngathet të bej drift .Nëse e plotësojmë dhe me paketën Assetto Fiorano e cila vjen me copëza karboni dhe amortizatorë për gara bëhet e mundur që ti përshtaten dhe gomat Michelin Pilot Sport Cup 2 R.
Duke qenë se kjo është një Ferarri modern, i kanë vene një theks më të madh pjesëve aerodinamike, ka disa elementë që nuk na i ze syri dhe disa te tjerë që mundemi ti shohim , si gomat aktive dhe madhësia e shpërndarësit tek gomat e pasme. Me paketën Assetto Fiorano296-ta është shume ok me një peshë 360 kg force ngjeshese ne 155mph.
Çmimet akoma nuk kanë dalë, por mund të presim një rritje mbi tarifën prej £200,000 qe ka F8 Tributo.

Share with:


protire