Share with:


Zhurma është e pabesueshme, forma është e pabesueshme, makina është e pabesueshme!

Bolide është Bugatti më ekstrem që është ndërtuar ndonjëherë, një projekt i cili do të aplikohet vetëm një here. U prezantua në Tetor 2020 dhe mund të cilësohet si një raketë e lehtë mbi rrota, version me 1850 kuaj fuqi i një modeli motori quad-turbo W-16 shumë të përdorur nga kompania. Nëse je prezent fizikisht dëgjon një zhurmë në kufijtë e çmendurisë.

Kanali I YouTube NM2255 këtë vit në Milano Monza Motor Show pati mundësinë të inspektonte nga afër Bolide , duke na dhëne një pamje reale të kësaj hiper-makine me peshë teper të lehtë. Dimensionet marramendëse dhe aerodinamika shumë agresive e Bolide vihen edhe më shumë në pah kur shihen përmes lenteve të një kamere të thjeshtë. Dritat e pasme në formë X janë super cool.

Megjithatë pjesa më interesante e videos nuk është se si duket Bolide, por si tingëllon. Për vetë faktin se makina nuk duhet ti nënshtrohet asnjë rregulli për emetimet apo zhurmën që bën ,Bugattit nuk iu desh të vendos asnjë kusht apo kufizim që mund ta mbysë apo limitoje atë . Rezultati siç mund ta imagjinoni është një veture tepër e zhurmshme dhe komplet e “cmendur”. Kur punonjësit e Bugatti ndezën makinën nuk munguan vështrimet befasuese të publikut. Vetëm mund te imagjinojmë se si mund të tingëllojë kjo makinë në një pistë gare.

Share with:


protire