Jo rastesisht, Land Rover Defender merr cmimin “ 2021 World Car Design Of The Year”
Këtë vit shtatë ekspert në design të makinave morën në shqyrtim gjithe modelet me “simpatike” të 2021 ku më pas ajo listë shkurtohet duke votuar. Votat merren nga 93 gezetar ekspertë në fushës së automobilizmit.
Ekspertët e design ishin:
Gernot Bracht (Pforzheim Design School), Ian Callum (Director of Design, CALLUM), Gert Hildebrand ( Owner Hildebrand-Design), Patrick le Quément (Designer and President of the Strategy Committee – The Sustainable Design School), Tom Matano (Academy of Art University, Former Head of Design – Mazda), Victor Nacif (Chief Creative Officer, Brojure.com and Design instructor, New School of Architecture and Design) and Shiro Nakamura (CEO, Shiro Nakamura Design Associates Inc.).
Silueta e Defender e bën këtë makinë shumë njohur, parakolpi dhe mbrapakolpi tepër minimalist.
Designer të Land Rover morën cdo model të Defender e duke marr nga secili model, sistemin e shkëlqyer 4×4, dritare klasike Alpina në tavan, dritat e ngritura, dhe goma rezervë e vendosur në pjesën e pasme të makinës, të gjitha këto për të mbajtur origjinalitetin e Defender.
Përvec eksterierit gjithashtu interieri është mbajtur origjinal ku ka konfigurim 5+2 për Defender 110 e gjithashtu Defender 90 për 6 persona.
Për Defenderin e re është përdorur cdo gjë e re ku është përdorur një shasi alumini D7x, duke e bër shasinë më të fort në Defender e gjithashtu duke e mbushur me teknologjin më të fundit në sistemin 4×4 për tju bër ball cdo tereni. Aq I rehatshëm është në cdo teren të mundshëm sa Euro Ncap e vlersoi më 5 yje nga 5.
Ky Defender gjithashtu ka varjante të ndryshëm motorësh. Ata me benzin, naftë, Plug-in Hybrid Electric Vehicle (PHEV) ku 27mile ose 43km në heshtje të plotë elektrike. E për ju që pëlqeni zhurmën është dhe një variant I ri V8 me 530Hp ku ka një performancë të shkelqyer.
Ky Defender është pëlqyer kaq shumë sa cdo model, Defender 90,110,90-110 Hard Top kanë marr cmime në 50 vënde të botës ku disa perj tyre janë: Top Gear 2020 Car of the Year, MotorTrend 2021 SUV of the year dhe Autocar Best SUV 2020.
Cfarë mendoni për Defenderin e ri? E gjeni tek MEKTRIN MOTORS