15 makina të ngadalta që janë shumë qejf në të ngarë.

Share with:


Epo ju e dini si është puna, ndonjëherë është më mirë të ngasësh një makinë ta ngadaltë shpejt, sesa një makinë të shpejtë ngadalë.

Cfarë mund të jetë më mirë sesa ta shfrytëzosh një makinë na maksimum, ti marrësh çdo pikë performance dhe mos të shkosh në burg duke e bërë ktë. Ne bëmë një listë makinash të cilat mendojmë se janë qejf në të ngarë. P.S. nuk e përfshimë Miata-n, sepse dihet që është në krye të listës.

HONDA CRX

Edhe pse prodhon jo më shumë se 158hp tek versioni më i shpejtë, Si, një trup shumë i lehtë dhe nje handling fantastik e bëjnë çdo version te CRX shumë të mirë në ngarje.

VW BEETLE

Fuqinë e një Beetle spo e përmendim fare, pasi nuk i kalon numrat me 2 shifra. Por ka arsye pse njerëzit i duan kaq shumë pavarsisht performancës së ulet. Ato kanë karakter, dhe e bëjnë që çdo ngarje ta mbash mend.

TOYOTA COROLLA XRS

Mund të duket si një Toyota e rëndomtë, por Corolla XRS paketon goxha nën vete. Ka një motor më pak të modifikuar 2ZZ me 4 pistona në linjë, i njëjti i përdorur tek Lotus Elise, që mund të shkojë dhe mbi 8000 xhiro për minutë. Vërtet prodhon vetëm 170hp, por do jeni buzëqeshur gjithë kohës ama.

HONDA S660

Me një 4 pistonshe në linjë me vetëm 64hp, një makinë pak e njohur sidomos në Amerikë, duke qënë se ka më pak se gjysmën e fuqisë të një Civic-u standart. Por disa njërëz e përgezojnë për ndjesinë e ngarjes.

LEXUS IS300

Edhe pse duket si një sedan tipik japonez, IS300 ka më shumë se aq në brendësi. Kjo përfshin një 2JZ I6, edhe pse jo shumë i fuqishem. Fuqia i shkon tek rrotat e pasme me një kamio manuale me 5 marsha, gjë e cila është perfekte.

BMW 318i

M3 E30 mund të marrë gjithë vëmendjen por edhe modelet standarte te E30 janë të mira për tu ngarë. Edhe pse jo aq e shpejtë sa M3, nje 318i ka më pak peshë dhe e ndjen goxha rrugën, gjë e cila përkthehet në qejf.

MINI COOPER

Origjinali i Mini Cooperit, Austin Mini, ishte e kundërta e të qenit i shpejtë. Në një trup aq të vogël, motori normalisht smund të zinte shumë vend. Por çfarë humbte në shpejtësi në vijë të drejtë, e kompesonte në kthesa, pasi më një trup aq të vogël nuk të duhet të frenojë asnjëherë në kthesa.

MAZDA 6

Një version të aspiruar pa turbo të Mazda 6 mund ta gjeni më një kamio manuale. Edhe pse nuk është versioni turbo i Mazdaspeed 6 për të cilën ëndërrojmë, përsëri është një makinë e mirë.

HONDA CIVIC HATCH

Civic-u bazë më një motor prej 1.5l Turbo prodhon deri ne 174hp, që edhe pse shumë më pak se një Type R, shasia perfekte e saj dhe kamio manual e kthen në një makinë që të bën të buzëqeshësh.

BMW 230i

Sigurisht, 230i nuk i afrohet me fuqi një M240i apo një M2, por ky është sekreti i saj. Pesha më e lehtë dhe mungesa e fuqisë bën të mundur që ti merrni maksimumin pa qënë nevoja për të harxhuar sasi të mëdha karburanti.

SUBARU BRZ/TOYOTA 86

Edhe pse të gjithë duan sa më shumë kuaj fuqi, Subaru dhe Toyota vazhdojnë ti ofrojnë kto dy makina më një fuqi prej 205hp. Por mos harroni që janë Naturally Aspirated dhe gjithashtu të formës boxer-four. Janë makinat perfekte për tu shfrytëzuar në kthesa ose dhe në pistë.

TOYOTA MR2

Gjenerata e parë e TOYOTA MR2 mund të prodhojë vetëm 115hp nga një motor me 4 pistona i aspiruar natyrisht, por falë motorit të montuar në qëndër është mëse e mjaftueshme për të të bërë zemrën të rrahë fortë në disa rrugë me kthesa.

CATERHAM SEVEN 160

Ka një motor me 3 pistona nga Suzuki me vetëm 80hp, që në një makinë aq të lehtë sa Caterham, e çon në 100km/h për 6.5 sekonda. Jo keq për një makinë që ka dhe version që e arrin të njëjtën gjë për 2.9.

BMW 328D WAGON

Edhe pse 328d ka dhe version sedan, përfitimi i vërtet është te versioni wagon. Është AWD, ka një mal me forcë tërheqëse, dhe gjithashtu hapësirën e një shtëpie. Është një makinë e mirë si në kohë me diell dhe në shi.

SUBARU IMPREZA

Një impreza mund ta gjeni kollaj me kamio manuale, që do të thotë që bashkë me të merrni një sistem 4×4, si edhe një motor Flat-4 njësoj si në një porsche. Si makinë familjare mos prisni të ecë aq shpejtë sa nje STI, por do jetë diçka emocionuese.

Share with:


protire