Share with:


Ken Block është një nga shoferët e driftit më të aftë në planet, kështu që nëse është dikush që mund të marrë një kamion me peshë pothuajse 4 ton, sideways, është ai.

Block mendoi se do të ishte një ide e bukur të rrëshqiste bishën masive, 2019 Ford F-450 Super Duty rreth një parkimi bosh në Utah Motorsports Campus për një video në YouTube.

Me një peshë prej më shumë se 4 ton dhe i projektuar për të tërhequr 16 ton, F-450 nuk është fiks makina e duhur për të bërë drift. Por falë një V8 me 6.7 litra që dhuron një sasi të mrekullueshme 1300nm torque, Ken e bën atë të funksionojë. Dhe në mënyrë spektakolare madje.

Falë hapsirës së madhe ne fushen e parkingut ai ka mundësinë që të marrë shumë shpejtësi e cila e ndihmon të bëjë disa donuts shumë të mirë rreth Ford Escortit të prishur të vendosur në mes. Për më shumë ndiqni videon!

Share with:


protire